Gjykata e Korçës ka vendosur arrest me burg për mësuesin 41-vjeçar, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.
Burime nga policia bënë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit. Sipas informacioneve, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.
Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan nxënëset të ndërmerrnin një hap tjetër për t’iu drejtuar policisë së Korçës.