Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, është emëruar si drejtues politik i Partisë Demokratike për bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës.
Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetet sociale vuri në dukje se suksesi dhe modeli i fitores në Kavajë do të shërbejë si udhërrëfyes për strategjinë e PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.
“Falenderim nga zemra për demokratët e Kavajës
Momente nga prezantimi i Kryebashkiakut të Kavajës z. Fisnik Qosja, si Drejtues Politik për bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë. Modeli i suksesit dhe i fitores së Kavajës do të jetë dhe modeli i PD për zgjedhjet e 2025.
Qarku Tiranë do ti prijë betejës elektorale kombëtare për ti rikthyer shpresën edhe një herë çdo shqiptari, pa asnjë dallim.
Beteja jonë është beteja për shqiptarët e zakonshëm, për ata që qeverisja 12 vjeçare e ‘Rilindjes’ i ka lënë në harresë, për ata që Edi Rama i dëboi nga vendi tërë këto vite, për ata të cilët hajduti Erion Veliaj i vjedh në mënyrë të përditshme me aferat e tij, për ata të cilët duan të qëndrojnë në vendin e tyre, të punojnë e jetojnë me dinjitet e nder.
Bashkë do i’a dalim”, thekson Këlliçi.