Një 32-vjeçar nga Devolli është arrestuar nga policia pasi në makinën që drejtonte iu gjetën 3 kg.
Katër qeset me lëndë narkotike, shtetasi me iniciale S.S i kishte fshehur në motorin e automjetit.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.
Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.