Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së dielës (17.11.2024) në Kamzë.
Shpërthimi ka ndodhur në shkallët e jashtme të një godine të përshtatur si studio muzikore.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshtatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.