Vendosni fjalën kyçe....

Kokaina e fshehur në 850 lëkurë zbërthehej në Fushë Krujë, ngarkesa erdhi e ndarë në dy grupe


850 lëkura gjedhësh kishin mbërritur në Tiranë të ndara në dy grupe, njëri i mbërritur në shtator dhe tjetri para pak ditësh. 48 tonelatat e lëkurëve të kriposura ku dyshohet se ishte fshehur kokaina kishin ardhur nga Amerika e Jugut ndërsa më pas ishte dërguar në Qerekë të Fushë Krujës ku bëhej zbërthimi i lëndës narkotike dhe nxirrej kokaina.

Në operacionin e SPAK-ut në bashkëpunim me autoritetet spanjolle u arrestuan 10 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë ndërsa 3 të tjerë nga Kolumbia e Venezuela.

Rolin kryesor dyshohet se e ka pasur 42-vjeçari Geis Fejzullai. Gjatë kontrollit në një mjedis pranë Portit të Durrësit u kapën 6.1 kg kokainë, shkruan Shqiptarja.

Të prangosur përveç Fejzullait janë 40-vjeçari Klajdi Birçe, 37-vjeçari Artion Çaushllari, 25-vjeçari Endi Sejdini, i cili dyshohet se kishte në pronësi magazinën në Qerekë,37-vjeçari Aldi Zonja, 51-vjeçari Ismail Abdurrahmani nga Shkodra e 57-vjeçari Baki Huqi nga Durrësit, i dënuar për dy vrasje në vitet 1997 dhe 2013.

Shtetasit e huaj të arrestuar janë Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian, Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, të dy shtetas venezuelian.