Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur lumnimin nga Vatikani të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq.
Në një shënim në rrjetet sociale ajo shkruan se lumnimi i Dom Gjon Gazullit dhe Al Luigji Paliqit e çon në 40 numrin e martirëve shqiptarë të shpallurnga Vatikani.
“Lumnimi i dy martirëve, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, e ngriti në 40 numrin e martirëve shqiptarë të shpallur nga Vatikani. Mirënjohje, nderim dhe falenderim Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut për lartësimin e pervujtënisë sakrifikuese të klerikëve katolikë shqiptarë për Fe, Liri, Atdhe.” -shkruan Spiropali.
Lumnimi u njoftua nga Papa Françesku në meshën e së dielës në Vatikan.