Vendosni fjalën kyçe....

Berisha bisedë me shqiptarët e Londrës: T’i japim përgjigjen e duhur narkoshtetit të Edi Ramës, roli juaj vendimtar


Kreu i PD-së Berisha u tha shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Angli, se kanë mision përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës kundër narkoshtetit të kryeministrit Rama.

Takimiu zhvillua përmes lidhjes video nga shtëpia e Beriësh me kryedemokratin që theksoi se shteti i Ramës ka parim të vetëm vjedhjen dhe frikësimin e shqiptarëve.

“Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës arkivimit të narkoshtetit. E një shteti që nuk njeh asnjë parim përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve.

Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar. Ne, të gjithë sëbashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri. Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë.”  – tha Berisha.