Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis përjashton ish-kryeministrin Samaras nga partia


Qeveria greke e kryeministrit Mitsotakis ka përjashtuar ish-kryeministrin Kostas Samaras nga partia në pushtet. Me këtë lëvizje, numri i deputetëve të shumicës qeverisëse është ulur në 155 në parlamentin prej 300 vendesh.

Në një intervistë të botuar nga gazeta greke “Vima”, Samaras kritikoi politikat e kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm Gerapetritis, veçanërisht negociatat e tyre të rinovuara me Turqinë për shumë çështje të pazgjidhura.

Samaras shkruante se qeveria “e nis dialogun duke deklaruar paraprakisht se do bëjë lëshime nga qëndrimet e saj fillestare”.

Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis tha se Samaras nuk ka shprehur asnjë qëndrim në intervistë, por “mospajtim të plotë me gjithë politikën e qeverisë”.

“Shumica e qeverisë mbetet e vendosur në rrugën e saj, pa z. Samaras,” tha Marinakis.

“Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e vendit në këto kohë të trazuara.” – shtoi  ai.