Vetëm disa ditë pas premtimit për të “bërë Amerikën të shëndetshme përsëri”, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe kandidati i tij për Sekretar të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., janë fotografuar duke shijuar hamburgerë dhe patate të skuqura nga McDonald’s.
Fotografia, e shpërndarë në Instagram nga Donald Trump Jr., u shoqërua me një mbishkrim humoristik: “Të bëjmë Amerikën të shëndetshme përsëri fillon nesër.”
Ajo u shkrep brenda avionit privat të Trump, gjatë një udhëtimi për në New York City, ku ai, djali i tij, Kennedy dhe Elon Musk morën pjesë në një mbrëmje të arteve marciale (MMA) në Madison Square Garden.
Nderkaq kujtojme deklaratat e fundit të Trump gjatë emërimit të Kennedy Jr. si udhëheqës të Departamentit të Shëndetësisë ku kishte kritikuar ashpër ndikimin e korporatave të mëdha të ushqimit dhe farmaceutikës, duke i akuzuar për mashtrime dhe për rrezikimin e shëndetit të amerikanëve.
“Në administratën time, siguria dhe shëndeti i qytetarëve do të jenë prioritet absolut. Departamenti i Shëndetësisë do të luajë një rol kyç në mbrojtjen e njerëzve nga kimikatet e dëmshme, ndotësit dhe produktet e pasigurta farmaceutike,” kishte deklaruar Trump gjatë emërimit të Kennedy Jr.
View this post on Instagram