Gjatë seancës plenare ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2025, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për pensionistët, duke njoftuar një fond prej afër 100 milionë eurosh për bonuset e fundvitit.
Pensionistët me pension deri në 20,000 lekë të reja do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, duke përfituar një shumë prej 150 eurosh, ndersa pensionistët me pension mbi 20,000 lekë të reja do të përfitojnë dyfishin e bonusit të mëparshëm, ose 100 euro.
Rama theksoi se diferenca në përfitime nuk ka për qëllim të diskriminojë ata me pensione më të larta, por synon të ndihmojë më shumë ata me të ardhura më të ulëta.
“ Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 1000 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro.
Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët.”