Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Për pensionistët do ketë dhe një bonus të dytë, do jepet në hyrje të çdo pranvere


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Parlament se pensionistët do të përfitojnë dy bonuse gjatë vitit 2025. Sipas tij, përveç bonusit të fundvitit, pensionistët do të marrin gjithashtu një bonus tjetër në pranverë.

“ Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të cdo pranvere.

Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.