Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi shprehu qëndrimin kundër të PD-së për buxhetin e vitit 2025 të prezantuat nga qeveria.
Ai tha se prioriteti i vetëm i buxhetit është të çojë lekët në xhepat e oligarkëve për t’i përdorur më pas në zgjedhjet e vitit 2025.
Sipas demokratit buxheti nuk shtron asnjë rrugë të re për Shqipërinë përpara dhe nuk parashikon asgjë për shqiptarët.
“Cili është prioriteti i këtij buxheti. Cfarëe do ndërtojë Shqipëria me këtë buxhet. Cila është rruga që shtrohet për vendin me këtë buxhet. Asnjë. Vetëm ajo që do ndahet me biznesmenët për t’u përdorur në zgjedhjet e ardhshme. E dini sa janë rritur kostot për qytetarët shqiptarë. 160-170 mijë lekë në muaj. Si mund të jetojë me këto para. Qeveria ka marrë angazhim të tallet me ju njëherë në katër vite. Çmimet rriten por pensionet mbeten po ato. Qeveria nuk ka asgjë për ju në këtë buxhet vetëm projekte të oligarkëve. Është koha ta luftojmë këtë buxhet që shkon te oligarkët. Na duhet një buxhet që ul çmimet, që mbështet fermerët, të rinjtë, familjet shqiptare. që rrit pensionet.” – tha Bardhi.