Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër buxhetin e vitit 2025, duke e cilësuar atë si një buxhet që shërben vetëm për interesat e 5 individëve të afërt me Kryeministrin Edi Rama.
Bardhi theksoi se ky buxhet nuk është në shërbim të qytetarëve, por është një marrëveshje përfitimesh për një grup të ngushtë, të cilët, sipas tij, janë të lidhur ngushtë me Ramën.
“Ai nuk është buxhet për qytetarët por për 5 individë dhe me ta e ke sqaruar gjerë e gjatë duke pirë raki dhe duke ngrënë qofte.
Keni thënë vini gishtin, sa zero doni të shtoni për buxhetin e ardhshëm.
Diskutimin këtu e bëre vetëm me tre shifra, ajo që the nuk ka të bëjë me buxhetin e 2025 nuk i dhe asgjë shtresave në nevojë.
Nuk u the asgjë qytetarëve shqiptarëve se si do t’i ndihmojë qeveria për të përballuar koston e jetesës”, tha Bardhi.