Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës ngrihen në këmbë


Situata është tensionuar në parlament. Ministri i Financave Petrit Malaj ka zbritur në foltoren e parlamentit për të mbajtur fjalën e tij pasi deputetët e opozitës i kanë drejtuar pyetjet për buxhetin e vitit 2025.

Kjo ka sjellë revoltën e deputetëve të opozitës të cilët kanë shkuar në foltore për të penguar ministrin të vazhdojë fjalën.

Tensionet kanë nisur pasi ministri Malaj ka dashur të bëjë prezantimin e projektbuxhetit jo duke i kthyer përgjigje pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ky i fundit ka debatuar nga afër edhe me deputetin e PS-së Toni Gogu.

Më pas Malaj ka nisur të përgjigjet sipas pyetjeve nga opozita.