Vendosni fjalën kyçe....

Sherri pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërron jetë 14-vjeçari


Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Blutë njoftojnë se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë, ndërsa në konflikt janë perfshirë tre persona dhe jo dy sic u raportua fillimisht.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.