Teksa seanca maratonë për projekt buxhetin e vitit 2025 vazhdon, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ervin Gonxhe, foli nga foltorja e Kuvendit lidhur me sigurimet shoqërore dhe bonusin që pritet të marrin pensionistët këtë fundvit.
Ministri Gonxhe tha se ndihet krenar që kryeministri Rama dha sot lajmin e mirë për pensionistët.
Gonxhe tha se 724. 933 pensionistë përfitojnë në tërësi bonusin e fundvitit.
- 173 prej tyre do të marrin këtë fundvit bonusin 15 mijë lekë dhe 213.760 pensionistë përfitojnë bonusin 10 mijë lekë.
Ervin Gonxhe: Për Sigurimet Shoqërore. Së pari dua të theksoj që edhe më krenar sot që nga kjo sallë kryeministri dha lajmin e mirë për 724 933 pensionistë, nga të cilët 511 173 do të marrin këtë fundvit bonusin 15 mijë lekë dhe 213 760 pensionistë përfitojnë bonusin 10 mijë lekë.
Përfshirë edhe gjithë ata 65 763 pensionistë invalidë si edhe 44 561 pensione familjare, gra e burra të ve, fëmijë jetimë si edhe 2900 pensione të ushtarakëve.
Nga 91 mijë pensionet e fshatit si mesatare bonusi i rit pensionin vjetor me 12 për qind atyre 5174 pensionet.
Praktikisht 9 për qind rritje e një pensioni pre 15 mijë lekësh në terma mesatare, 30% rritje e një pensioni social, 35% rritje e një pensioni familjar dhe kjo këtu fjalia që thashë është pa bonusin e fudvitit.
Në nisje të seancës sot kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.
Sipas tij, në dhjetor do të krijohet pranë Bankes se Shqiperise fondi, siç tha ai, për një bonus të dytë në pranverë, çka do të ndikojë edhe më tej në rritjen e të ardhurave per pensionistet.