Vendosni fjalën kyçe....

Kosova e mbyll me fitore Ligën e Kombeve


Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur sezonin e sivjetshëm në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” kanë arritur fitore me shumë vështirësi ndaj Lituanisë, kjo pasi në fund të pjesës së parë Muharrem Jashari u ndëshkua me të kuq.

Pikërisht Jashari ishte golashënuesi i vetëm i takimit, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e pestë të ndeshjes.

Kosova më nuk pati rast të mira shënimi në pjesën e dytë, teksa lituanezët arritën të godasin dy herë shtyllën.

Kosova me këtë fitore shkon në 12 pikë, duke mos llogaritur ndeshjen ndaj Rumanisë, për të cilën UEFA ende s’ka marrë vendim.