Zbardhen detaje të reja rreth vrasjes së Klaudio Prendit, i cili u qëllua për vdekje rreth orës 00:36 të 19 nëntorit në zonën e Xhamllikut, Tiranë.
Autorët e atentatit kanë mbërritur në vendngjarje me një makinë që vinte nga rruga e Freskut, raporton Report TV.
Ata hapën zjarr ndaj Klaudio Prendit pasi doli nga lokali dhe hipi në automjetin e tij, duke e qëlluar në kokë dhe kraharor. Autorët u larguan menjëherë me shpejtësi drejt qendrës së qytetit.
Shokët e viktimës, të cilët ndodheshin në lokal, dolën me shpejtësi dhe e transportuan Prendin drejt spitalit të Traumës me makinën e tij. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë nga plagët e marra.
Mësohet gjithashtu se ai ishte kthyer në Shqipëri pas një periudhe që kishte jetuar jashtë vendit.