Vendosni fjalën kyçe....

Sot seancë për Metën e Kryemadhin në Apelin e GJKKO, ankimuan masat e sigurisë


Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm zhvillohet sot seanca për ankimimin e masave të sigurisë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Meta ka kërkuar ndryshimin e masës “Arrest me burg”, duke argumentuar se nuk ekziston rrezik për prishje të provave apo arratisje, pasi ka deklaruar angazhimin për t’u përballur me drejtësinë. Ndërkohë, Kryemadhi ka ankimuar masën “Detyrim paraqitje”.

Të dy akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë gjatë ushtrimit të detyrave në të shkuarën.