Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Opozita po përdor vdekjen e 14-vjeçarit për debat politik


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po shfrytëzon politikisht vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla theksoi se tragjedia është një moment që kërkon reflektim dhe bashkëpunim, jo përçarje politike.

“Ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debate politike. Humbja e jetës së një nxënësi të ri na prek të gjithëve dhe kërkon përgjegjësi nga të gjithë. Duhet një qasje e re për garantimin e sigurisë në shkolla dhe luftën kundër lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale,” tha Balla, duke ftuar opozitën të mbështesë masa të reja ligjore dhe ndëshkime më të ashpra për shkelësit.

Taulant Balla u shpreh në Kuvend se opozita është duke e përdorur vdekjen Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë, për debat poltik. 

Balla gjithashtu reagoi ndaj deklaratave të opozitës që e krahasuan qeverinë me Serbinë në raport me Kosovën, duke i cilësuar ato si të turpshme dhe të papërgjegjshme.

Ai theksoi përkushtimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke ftuar opozitën të bashkohet në këtë rrugëtim kombëtar.

“Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike. Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim.

Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale.

E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet ti dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë nartoktike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër.

Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla. Unë kam djalin sa ishte Martini, nuk bëhet politik me vdekjen.

Ke bërë një krahasim që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën, po turp nuk keni. Po si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra janë përdhunuar nga serbët dhe ju pa pikë turpi thoni që ne po sillemi si serbia në kosovë.

Kjo është e rëndë historia na gjykon për çdo fjalë që themi në këtë sallë. Kishte varë dje një flamur të një shteti tjetër dhe kam kërkuar që të hiqet ai, por Shqipëria jonë do ta bëjë Shqipërinë atëntare të be dhe ne brenda 2030 do të jemi anëtarë të be, ju keni mundësinë që të behni pjesë e këtij rrugëtimi, por kjo qssje që keni ju kuindër vndit nuk ju bënë kurrë europian. Si keni humbur këtë qasje do të humbni edhe zgkjedhjet e majit 2025″, tha ai.