Vendosni fjalën kyçe....

“Hipokrizia juaj nuk ka fund”- Sula akuza PS-së: Banda juaj në Shkodër ekzekutoi 4 veta, sot derdhni lot krokodili


Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka kritikuar ashpër mazhorancën në Kuvend, duke i kujtuar ngjarjen tragjike të masakrës me 4 të vrarë në Shkodër. Gjatë debatit për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, Sula akuzoi qeverinë për mungesë ndjeshmërie dhe hipokrizi.

“Hipokrizia juaj nuk ka fund, a vranë 4 qytetarë nga banda juaj në Shkodër, po i lëmë dy meqë qenkan njerëz që kanë problem me ligjin, po ata dy që lanë fëmijët mbrapa. U kujtua ndonjëri ju ti bëjë ngushëllim dhe derdhini lot krokodili sot sikur jeni të dhimbshëm”, tha Sula.