Vendosni fjalën kyçe....

Felaj shpalos gurrën popullore: Fëmijët janë pasqyra e prindërve


Deputetja e PS-së Ermonela Felaj tha në Kuvend se fëmijët janë pasqyra e prindërve teksa u bëri thirrje deputetëve të PS-së që të mos e përdorin fatkeqësinë e vrasjes së 14-vjeçarit për përfitime politike.

Ajo u bëri thirrje deputetëe demokratë që të japin të parët shembullin e tyre me sjelljen në Kuvend duke hequr dorë nga veprimet e dhunshme.

“Fyen çdo të gjallë dhe çdo të vdekur. Kuvendi është vendi që manifeston sjelljen më të dhunshme. Ju zonja Zhupa keni thirrur ndonjëherë oficerët e sigurisë të raportojnë se çfarë ndodh. Populli ka një shprehje se fëmijët janë pasqyra e prindërve. Ne jemi prindër dhe shpesh e marrim fjalën në mënyrë të dhunshme, e zëmë foltoren në mënyrë të dhunshme dhe kjo është sjellje për të cilën flas. Është sjellje nga e cila duhet të nisim të heqim dorë. E kam këtu jo për ju në veçanti, po për secilin.” – tha Felaj.