Vendosni fjalën kyçe....

SPAK aksion te Enti i Banesave, 5 të arrestuar


SPAK ka kryer një aksion te Enti Kombëtar i Banesave. Gjykata ka firmosur tetë masa sigurie për tetë persona të cilët akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Për pesë prej tyre është caktuar masa arrest në burg ndërsa për tre të tjerë masa detyrim paraqitjeje, shkruan Shqiptarja.

Arrest me burg është lëshuar për Gëzim Sylajn, Vasil Karasaliun, Viola Memën, Behare Luzin dhe Enxhi Çelajn. Ndërsa detyrim paraqitjeje është caktuar për Gazmend Panxhën, Shyqyri Demën e Sokol Sylajn.