Policia ka njoftuar rrugët që bllokohen për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Ukrainës në “Air Albania”.
Njëherazi ajo u ka bërë thirrje tifozëve që të shmangin aktet e dhunës, falsifikimin e biletave si dhe shfaqjen e këtyre të fundit në rrjetet sociale pasi rrezikojnë dublimin e tyre.
Rrugët që bllokohen
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
Rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Themistokli Gërmenji”;
Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
“Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pre e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Shqipëria barazoi ndeshjen e para tre ditëve ndaj Çekisë duke mbetur në vendin e tretë në Grupin 1 të Ligës së Kombeve me pikë të barabarta me Gjeorgjinë dhe një pikë më pak se Çekia e kreut. Ndeshja e sotme është e fundit në grup dhe Shqipëria ka mundësinë të marrë kreun nëse fiton ndaj Ukrainës dhe Çekia nuk shkon më shumë se barazim ndaj Gjeorgjisë.