Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, forca të shumta policore rrethojnë Parlamentin


Teksa opozita ka thirrur një protestë në orën 17:00 ndërsa Kuvendi do të votojë projektbuxhetin 2025, forca të shumta policore janë pozicionuar në selinë e Parlamentit.

Policë me skafandra dhe mburoja janë pozicionuar brenda rrethimit të Kuvendit.

Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të një plani masash që Policia përdor sa herë që ka protesta.

Nuk dihet se sa kohë mund të zgjasë protesta, por do të ketë një ndërthurje mes fjalimeve të deputetëve në Kuvend dhe bashkimit të tyre me protestuesit.