Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit sot, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita.
Siç duket edhe nga pamjet forca të shumta policie kanë rrethuar parlamentin për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që brenda në Kuvend mbahet seanca maratonë për buxhetin 2025.
Protesta e sotme është hapi i radhës i Partisë Demokratike në kuadër të Mosbindjes Civile.
Partia Demokratike kërkon vendosjen e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira në pranverë të 2025-ës.
Nuk ka ende informacione për mënyrën se si do të mbahet protesta dhe se sa kohë mund të zgjasë.