Partia Demokratike e Shqipërisë, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, ka protestuar përpara parlamentit, kundër miratimit të projekt-buxhetit 2025.
Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe pensionistë. Ata kanë protestuar me pankarta të ndryshme.
Njëri prej tyre mbante pankarta të tilla si “Të rriten pensionet me 20 përqind”, ndërsa një tjetër mbante parrullën “800 mijë pensionistë me zero rritje pensioni nga Rama”.
Kujtojmë se pensionistët kanë protestuar ditë më parë edhe përpara Kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve.
Kreu i qeverisë Rama një ditë më parë lajmëroi se do të ketë dy bonuse për pensionistët me 100-150 euro, një përpara Vitit të Ri dhe një tjetër gjatë pranverës 2025.