Shqipëria e ka mbyllur me humbje garën e saj në Ligën e Kombeve.
Përballë Ukrainës, “kuq e zinjtë” humbën me rezultatin 1-2.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Zinchenko 5’, Yaremchuk 10’, Bajrami 75’ (P).
Me këtë humbje Shqipëria renditet në vendin e fundit me 7 pikë dhe bie në Ligën C nga B që luante aktualisht. Grupin 1 në Ligën B e mbylli e para Çekia me 11 pikë dhe Ukrainë u rendit e dyta me 8 pikë ndërsa Gjeorgjia dhe Shqipëria morën 7 pikë por golavarazhi e disavantzhon kuq e zinjtë.