Vendimi, të cilin Trump e njoftoi të martën mbrëma mori formë pasi fillimisht u përfol se McMahon do emërohej si Sekretare e Tregtisë. Trump emëroi Howard Lutnick si zgjedhjen e tij për të udhëhequr Departamentin e Tregtisë më herët të martën, pasi kreu i “Cantor Fitzgerald” e kishte hedhur emrin në listë edhe për t’u bërë Sekretar i Thesarit.
“Linda do përdorë përvojën e saj prej dekadash të drejtimit dhe kuptimin e thellë të arsimit dhe biznesit, për të fuqizuar brezin e ardhshëm të studentëve amerikanë për ta bërë Amerikën Numrin 1 në arsim në botë.” – tha Trump në një deklaratë.
McMahon, një dhuruese e madhe republikan shërbeu si administrator e Administratës së Biznesit të Vogël gjatë mandatit të parë të Trump. Ajo u emërua në 2017 dhe dha dorëheqjen në 2019 për t’u bërë kryetare e America First Action, një organizatë zgjedhore pro Trump.
Ajo është kryetare e bordit të Institutit të Politikës Amerika e Para, një institut pro-Trump që u formua në vitin 2021 nga McMahon, Larry Kudloë dhe këshilltarë të tjerë nga administrata e parë e Trump.