Një 31-vjecar ka humbur jetën në Gramsh pas një aksidenti me motor.
I riu me iniciale A.T. është përplasur teksa ka qenë duke lëvizur me motor në oborrin e banesës së tij në fshatin Gribë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është përplasur me gurët në oborr duke u dëmtuar në kokë.
Njoftimi
“Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”