Bitcoin arriti nivelin e paparë deri tani duke kapur 94 mijë dollarë, pasi një raport që kompania e mediave sociale e Donald Trump ishte në bisedime për të blerë firmën e tregtimit të kriptove Bakkt shtoi shpresat për një regjim miqësor për kriptomonedhat nën administratën e ardhshme Trump.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, është dyfishuar këtë vit. Ajo arriti në 92,104 dollarë të mërkurën në Azi, duke arritur një rekord të lartë prej 94,078 dollarë pak më pas.
Financial Times, duke cituar dy burime të sajat, tha se Trump Media and Technology Group, e cila operon Truth Social, është afër një blerjeje të plotë të Bakkt, që mbështetet nga Intercontinental, pronar i NYSE Exchange.
Kriptovalutat janë rritur që nga zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, teksa tregtarët vënë bast se mbështetja e premtuar e presidentit të zgjedhur Trump për asetet dixhitale do çonte në një regjim rregullator më pak kufizues dhe do t’i kthente njëfarë jete bitcoin-it pas disa muajsh me pasiguri.