Hollësi të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e Klaudio Prendit një ditë më parë në Tiranë.
Policia ka mundur të zbulojë se 27-vjeçari kohët e fundit kishte pasur përplasje me disa persona për një borxh rreth 15 mijë euro, shkruan Shqiptarja.
Përplasja kishte degjeneruar në sherr me grushte ditët e fundit.
Ndërkohë i ati, ish-gjyqtari Fran Prendi ka deklaruar në polici se kishte dijeni e i biri kishte përplasje me persona të tjerë. I riu u qëllua me pesë plumba pasi u fut në makinën “Mercedes-Benz G-Glass”.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12 të natë ku ai sapo kishte dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut ku po qëndronte me miqtë e tij. Këta të fundit e dërguan në spitalin e Traumës me shpejtësi por i riu nuk mundi të mbijetojë.
Dyshohet se në atentatin ndaj Prendit kanë marrë pjesë tre persona. Rreth orës 1 të mëngjesit në zonën e Farkës është gjetur duke u djegur një mjet tip “Audi”.