Janë zbardhur pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit.
Në videon e publikuar nga JOQ, 27-vjeçari duket duke hipur në makinën “Mercedes-Benz G Class”. Pas pak çastesh një makinë tip “Audi” ngjyrë gri afrohet dhe pasi qëllojnë të riun largohet ne shpejtësi.
Prendi sapo kishte dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku kishte qëndruar me disa miq.
Dyshohet se atentatorët kanë përdorur një pistoletë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar.
I riu është dërguar me shpejtësi nga miqtë e tij në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.
Makina u gjet duke u djegur në zonën e Farkës rreth orës 1 të mëngjesit ndërsa asa i ishin mbivendosur targa greke. Në mjetin e djegur policia ka gjetur armën e zjarrit me të cilën u qëllua i riu, një pistoletë me silenciator.
I riu dyshohet se kishte konflikte për një borxh ndërsa nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga jashtë vendit.