Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet kati i parë i një pallati në ndërtim në Kamëz (Video)


Kati i parë i një pallati në ndërtim në Kamëz është rrëzuar.

Për ngjarjen janë proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit, 56-vjeçari me iniciale A.Sh. dhe një sipërmarrës 25-vjeçar me iniciale B.E..

Nga rrëzimi i katit të parë të pallatit, ka vetëm dëme materiale, sipas njoftimit të policisë.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontaktor i firmës), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, pasi më datë 19.11.2024, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga kjo firmë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”

*Video marrë nga JOQ