Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj konsultim me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare, Agron Duka: Propozuam 4 majin


Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, ka propozuar datën 4 maj për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, gjatë konsultave me presidentin Bajram Begaj. Duka theksoi se kjo datë është më e përshtatshme për të shmangur përplasjen me Samitin e Komunitetit Politik Europian, i cili pritet të zhvillohet më 9 maj në Tiranë.

Sipas tij, prania e liderëve europianë dhe aktivitetet e lidhura me samitin mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.

“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përfiltet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme.

Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 1 është  e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër.

Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim.

Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një efekt kaq madhor? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.