Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-drejtuesi i AKSH në Durrës, në kërkim tre të tjerë, regjistruan një pronë me dokumente false


Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Roli”, duke arrestuar 52-vjeçarin A.K., ish-drejtues në ASHK Durrës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. Arrestimi u ekzekutua pas vendimit të Gjykatës së Durrësit më 19 nëntor 2024, në kuadër të një hetimi mbi regjistrimin e një prone me dokumente të falsifikuara.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, B.Z., 42 vjeç, dhe L.D., 34 vjeç, të dy nga Durrësi, për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, si dhe A.D., 44 vjeç nga Tirana, për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

DVP Durrës/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Roli”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.