Gjithsej 97 persona janë nën hetim në kuadër të maksi operacionit të përbashkët të policisë italiane, të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut Lecce, e cila ka shkatërruar një grup aktiv në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.
35 persona u arrestuan, dy në arrest shtëpie, duke përfshirë një kontabilist që ndihmoi organizatën të gjente kanale për pastrim parash. Operacioni u zhvillua midis Lecces, Scorranos, Copertinos, por edhe në zonën e Breschias, në provincat e Tarantos dhe Brindisit dhe në Kalabri.
Operacioni i sotëm e ka zanafillën nga një hetim i nisur në shkurt 2020 nga skuadra lëvizëse e Lecces, që çoi në arrestimin e 72 personave të lidhur me Sacra Corona Unita. Krimet e akuzuara me atë rast përfshinin organizatë mafioze, zhvatje, trafik droge (akuza kryesore), shkelje të rregulloreve të armëve dhe pjesëmarrje të rënduar në lojëra fati.
Mes 35 personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti, është edhe shqiptari Ervis Gjuzi 38 vjeç, banues në Grottaglie.
Ndërsa nën hetim, sipas mediave italiane, janë shqiptarët:
1. Arian Cerna, 48 vjeç nga Durrësi
2. Leonard Hameti, 43 vjeç nga Vlora
3. Alban Mustafallari, 39 vjeç nga Vlora
4. Shpëtim Osma, 55 vjeç banues në Bari
5. Dorjan Pashai, 39 vjeç nga Durrësi
6. Bledar Rista, 46 vjeç