Vendosni fjalën kyçe....

“Burrat te tualeti i burrave, gratë te i grave” – Kreu i Kongresit Johnson nxjerr urdhëresën për trangjinorët në Kapitol


Kryetari i Kongresit, Mike Johnson tha të mërkurën se do ndalojë që individët transgjinorë të hyjnë në banjat e Kapitolit që korrespondojnë me identitetin e tyre gjinor dhe se do lejohen të përdorin vetëm banjat që korrespondojnë me identitetin e tyre biologjik, shkruan Axios.

Lëvizja vjen si përgjigje ndaj një përpjekjeje të kongresmenëve republikanë për të kufizuar kongresmenen e sapozgjedhur demokrate Sarah McBride, që është anëtarja e parë transgjinore e Kongresit, nga përdorimi i tualetit të grave.

“Të gjitha objektet e një gjinie të caktuar në Kapitol dhe ndërtesat e zyrave në Kongres si banjat, dhomat e zhveshjes dhe raftet janë të rezervuara vetëm për individë që i përkasin asaj gjinie biologjike,” tha Johnson në një deklaratë.

Johnson u tha gazetarëve në Kapitol të mërkurën: “Ashtu si të gjitha politikat, është e zbatueshme. Ne kemi lehtësira për një gjini të vetmë për një arsye. Gratë meritojnë hapësirat e vetme për gratë. Ne nuk jemi kundër askujt. Ne jemi pro gruas. Mendoj se është një politikë e rëndësishme për ne që të vijojmë. Ka qenë gjithmonë, mendoj, një politikë e pashkruar, por tani është me shkrim.”

Johnson vuri në dukje në deklaratën e tij se zyra e çdo anëtari të Kongresit ka banjën e vet private dhe se “banjot unisex janë të disponueshme në gjithë Kapitolin”.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani