Vendosni fjalën kyçe....

Gonxhe iku nga Dibra sepse u përplas me njerëzit e Ballukut – Weblajm


Lajmi Politik i të Enjtes ishte heqia e Blendi Gonxhes si drejtues politik i PS për qarkun e Dibrës. E teksa në portale e lajme u trumbetua se ai ka ardhur në tiranë ti zërë vendin Viajt, e vërteta e konfirmur nga disa burime prej weblajm.com rezulton krejt tjetër.

Gonxhe e mori këtë detyrë politike as 2 muaj më parë, kohë kur Kryesocialisti Rama ndau përgjegjësitë dhe nisi zyrtarisht “lojën” për të fituar betejën elektorale në 2025 .

Para Gonxhes në Dibër ishte zv.Kryeministrja Belinda Balluku, ose ish eprorja e Gonxhes kur drejtonte tranaportin apo njohur si targat.

Pasi Belinda shkoi në Fier dorëzoi stafetën Gonxhes. Ai u prezantua prej saj më 8 shtator 2024 para socialistëve Dibran. Nr dy i qeverisë deklaroi se Gonxhe ishte Dibran i mirë dhe do të drejtonte tashmë qarkun Verior.

“Dibrën time që e kam në zemër, po e lë në duart më të mira. Një tjetër dibran do e marrë stafetën për të drejtuar qarkun e njerëzve punëtorë, e njerëzve të mençur, @blendi.gonxhja.

Por përse Dibrani sja doli dot?

Shkak mësohet se kanë qenë disa përplasje të ndodhura në organizimin e brendshëm të PS Dibër. Gonxhja i ndodhur në këto kushte ka kërkuar të kontribuojë në tiranë, qarkun në të cilën PS luan politikisht për 37 mandate. Gonxhe sështë i vetmi që u lrgua në pak kohë nga Dibra. Më herët u largua dhe Ulsi Manja, për ti lënë vendin Ballukut. Gonxhe smundi dot që në 60 ditë të drejtojë ekipin dhenë këtë moment, u vendos ndërrimi “trajnerit”.

Qarku i Dibrës ka 5 mandate, ku PS përllogarit të fitojë maksimumi 3 të tillë.

Veliaj vijon të mbetet drejtues qarku në PS për Tiranën si dhe kryetar i kësaj partie. Pjesë e ekipit të tij janë Kryeparlamentarja Elisa Spiropali me rajonin Rrogozhonë Kavajë, Manastirliu me Kamzën ndërsa Gonxhes i është lënë Kombinati. PS e Kombinatit njihet edhe si ish bastioni i Saimir Tahirit kur ai drejtonte PS, aty mori mandatin e tij dhe u bë Ministër i Brendshëm në kabinetin Rama.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Weblajm