Vendosni fjalën kyçe....

Reagon për herë të parë nëna e Martin Canit në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit


Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.

Një protestuese ka lexuar mesazhin që i ka ardhur nga nëna e të ndjerit Martin Cani.

Përshëndetje,

Një mesazh i ndjerë nga mami i Martinit, në pamundësi të bashkohem suportit tuaj. Nuk mendoj që ka fjalë për të përshkruar këtë dhimbje dhe boshllëk që na ka lënë. Falenderoj të gjithë popullin dhe FSHF-në për praninë dhe mbështetjen në këto momente. Nuk di sa mirënjohëse mund të jem për ata që ju gjënden Martinit pranë në momentet e tij të fundit.

Ju falenderoj nga zemra, Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nmënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos ta provojë  më këtë dhimbje. Me respekt Florina dhe Angel Cani.