Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për Netanyahun, ministrin e tij dhe komandantin e Hamasit


Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar sot urdhër-arrest për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri (i njohur gjithashtu si Mohammed Deif) dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant.

Ata akuzohen për krime lufte në Rripin e Gazës, dhe për sulmet e tetorit 2023 në Izrael.

Tani do t’i mbetet 124 vendeve anëtare të ICC – të cilat nuk përfshijnë Izraelin apo aleatin e tij, Shtetet e Bashkuara – të vendosin nëse do t’i zbatojnë ose jo urdhëresat.

Në maj, prokurori i ICC-së, Karim Khan, kërkoi urdhër për Netanyahu, Gallant, Deif dhe dy liderë të tjerë të Hamasit, të cilët janë vrarë./BBC