Autoritet ligjzbatuese kanë gjetur thikën që dyshohet se ka përdorur në krim 14 vjeçari M. P. për të vrarë bashkëmoshatarin e tij pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Raportohet se arma e krimit është zbuluar në rrugën ku ndodhet ish-ATSH në kryeqytet.
I mituri ndodhet ende në spital pasi gjatë konfliktit ka dëmtuar ligamentet e dorës me thikë, ndërsa ditën e sotme ai është vënë në dijeni për masën e arrestit në ambientet e spitalit ku ndodhet.