Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”/ Prindi stafit: Ishte me thikë në shkollë, ua tregoi shokëve


Një audio nga mbledhja e prindërve me stafin e shkollës “Fan Noli” pas krimit që tronditi vendin, 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., është publikuar në rrjetet sociale.

Në audion e publikuar dëgjohet një prind i cili i kërkon llogari mësueses dhe thotë se stafi i shkollës kishte dijeni se i mituri mbante thikë me vete. Sipas prindit, autori 14-vjeçar i krimit u kishte treguar thikën shokëve në klasë dhe u kishte thënë “prisni ju çfarë do të ndodhë sot”.

“Përgjegjësia juaj është që ata fëmijë të mos dilnin as orën e 5 dhe as të 6-të, se u përfol se kishin marrë leje nga shkolla, kishin dalë. E premtja ishte bërë çfarë ishte bërë, të hënën… Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’, u kishte shokëve të klasës dhe të vijë me një thikë kaq në shkollë! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, dëgjohet në audio.

Raportohet se konflikti mes dy të miturve, të të njëjtës shkollë, zhvillohej prej disa ditësh dhe për këtë ishin në dijeni edhe stafi i shkollës.

Sipas prindërve, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesja, drejtoresha, psikologia e shkollës “Fan Noli” dhe oficerja kanë qenë në dijeni të thikës që 14-vjeçari mbante thikë me vete ditën e krimit.

Në bisedë prindi kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë, ndërsa akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.

Martin Cani u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij pak metra larg derës së shkollës, sapo ka mbaruar mësimi. I plagosur edhe vetë i autori i dyshuar, i cili ndodhet në spital privat, si edhe një bashkëmoshatar i tyre.