Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kreu i qeverisë, Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Londër një takim me qytetarë shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Takimi do nisë në orën 13:00 dhe do të zhvillohet në sallë “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”.
Ai vjen në kuadër të turit të kreut socialist në diasporë dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Më parë Rama ka zhvilluar takime me shqiptarë të cilët jetojnë në Itali, dy herë në Greqi, në Athinë dhe Selanik, si dhe një takim është zhvilluar me shqiptarët që jetojnë në SHBA.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndau edhe posterin: “Krenar për Shqipërinë”