Vendosni fjalën kyçe....

Organizonin baste online, arrestohen gjashtë persona në Tiranë


Në kuadër të luftës kundër krimeve kibernetike dhe aktiviteteve të paligjshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin e koduar “Bad Spin 2”.

Gjatë operacionit u kryen kontrolle të detajuara në disa ambiente, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 6 shtetas të implikuar që dyshohet se kryenin aktivitetin e basteve online.

Në prangat e policisë ranë shtetasit, E. Ç., 56 vjeç, J. Ç., 47 vjeç, V. H., 46 vjeç, E. F., 22 vjeç, D. R., 19 vjeç dhe M. M., 21 vjeç.

Gjithashtu, shtetasi R. T., 18 vjeç, u procedua në gjendje të lirë, pasi në një bar-kafe në administrim prej tij u gjetën 50 televizorë të markave të ndryshme, të dyshuar si të kontrabanduar.

Gjatë operacionit u sekuestruan, 50 televizorë të pahapur dhe 6 aparate celulare.