Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet sot në Londër, në kuadër të turit të takimeve që po mban me shqiptarët që në diasporë në fjalimin e tij përmendi edhe sulmet që emigrantët shqiptarë kanë marrë.
Rama përmendi fjalimin e ish-ministres së brendshme Britanike e cila i quajti shqiptarët pushtues.
Në të kundërt në prani të qindra emigrantëve shqiptare, kryeministri Rama i quajti ata kontribuues dhe jo pushtues.
“Përpara disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, ajo parti që nxit të tilla akte anti-shqiptare ne tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë, i cili ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim dhe ata nuk u bënë më të gjallë. E mbani mend një ish- ministre të brendshme që u bë mishërim i politikës djallëzore të diskriminimit duke na treguar me gisht ne shqiptarëve. Tha se çfarë po ndodhte në kufijtë e këtij vendi ishte pushtimin i Britanisë, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtarë jo pjesë e masës njerëzore që sot i punon këto toka dhe ndërton në këtë toka. Zonja na quajtur pushtues sikur erdhëm të kërkonim kokën dhe kurorën e mbretëreshës, jo sikur erdhëm për të punuar duke ndihmuar edhe ekonominë britanike që vuan për punonjës. Edhe shoferi që më solli sot mua këtu ka ardhur me kamion, ndërsa sot ka një kompani sigurie me të punësuar nga të gjitha kombet. Ai nuk është pushtues por kontributor”, deklaroi Rama.