Vendosni fjalën kyçe....

Rama i quan diversantë qytetarët që e bezdisën me brohoritje kundër tij në Londër


Kryeministri Edi Rama i ka quajtur diversantë disa nga qytetarët që mundën të hynin në sallën e mitingut në Londër.

Teksa Rama mori fjalën në podium nga salla u dëgjua një person që thërriste “Rama ik! E ndërsa personeli i sigurisë u kujdes ta largonte Kryeministri Rama kërkoi ndjesë.

‘”Ndjesë për të një grusht të verbërish atje tek dera, të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin aty përballë. Keqardhje por asnjë dyshim me vetëdije se edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe” tha ai.

Një tjetër zë u dëgjua nga salla “Hajdut”.  E ndërsa personeli i sigurisë u kujdes ta largonte një tjetër zë kundër Ramës u dëgjua.

“Keqardhje” tha Rama duke lënë të kuptojë se janë të nxitur nga PD për të cilën tha se është ‘Parti që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj. Ata pak që ishin futur si diversantë nuk janë fajtorë se përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata e ju me votë duhet ti tregoni se duhet të largohen një herë e mirë. Dasia u shfaq sot. 3 mijë veta këtu e 30 vetë jashtë. E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim.”-tha Rama.