Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e prindit të shokut të 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë, reagon policia: Burime të caktuara të angazhuara për fushatë dizinformimi në media


Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave mediatike të babait të shokut të 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshatari i tij pak ditë më parë në afërsi të shkollës 9-vjeçari Fan Noli në Tiranë.

Në deklarat e tij Fiqiri Meçe babai i L.Meçe i mbetur dhe ai i plagosur deklaronte se në sherrin fatal të adoleshentëve përveç autori të dyshuar tashmë i arrestuar ishte dhe një person tjetër i cili ka goditur L.Meçe.

“Djali i ka parë që janë dy veta. Personi i parë që e ka goditur djalin me thikë pas shpine është djali me emrin K. B, bashkëmoshatar dhe shok i autorit (shënim: 14 vjeçari i arrestuar). K.B e ka pasur thikën më të vogël, distanca e thikës mund të jetë rreth 10-12 cm. I kam dhënë këto dëshmi te Drejtoria e Policisë. Djali K. e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, dhe plaga në shpatull është më shkurtër dhe më e ngushtë se sa plaga që ka marrë në bark.

Herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur M.dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy. Se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë, e ka ngritur dhe i ka thënë çohu se paskan thikë. Në atë moment iu janë hedhur të dy djalit, K. e ka goditur në krah dhe në ije. Kurse tjetri i ka rënë më thikën e madhe tek gjoksi, djali e ka shtyrë me duar dhe nuk është shumë plagë e madhe”-deklaronte ai.

Pas kësaj deklarate policia e Shtetit ka reaguar duke thënë se po kryehet një fushatë mediatike dizinformimi.

Policia thotë se disponon dëshmitë e personave të përfshirë në konflikt dhe pamjet filmike ku ka ndodhur ngjarja dhe siguron se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë duke hedhur kështu poshtë pretendimet e Fiqri Meçes.

Në deklaraë shtohet se për të ezauruar pretendimet Fiqri Meçe është marrë në pyetje nën drejtimin e prokurorit të çështjes.

“Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çështjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik”-thuhet në deklaratën e policisë.