Policia në Peru ka arrestuar një burrë që u kap duke u përpjekur të largohej nga vendi me 320 tarantula, 110 centipedë dhe 9 milingona të lidhura në trupin e tij.
Shtetasi 28-vjeçar nga Koreja e Jugut u ndalua në “Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez” në Lima më 8 nëntor pasi zyrtarët vunë re se zona e tij e stomakut dukej “e rëndë”, sipas një deklarate nga shërbimi kombëtar i pyjeve dhe kafshëve të egra të vendit, SERFOR.
Sipas deklaratës, pas kontrollit u zbuluan qindra insekte të paketuara brenda çanta me zinxhir të lidhur në bark.
Policia arrestoi burrin, i cili po udhëtonte për në Korenë e Jugut nëpërmjet Francës dhe prokurori i krimeve mjedisore i Perusë ka hapur një hetim.
Insektet mendohet se janë marrë nga rajoni Madre de Dios në Amazonën peruane. Tani ata janë nën kujdesin e autoriteteve.
Tarantulat janë një specie e kërcënuar, shpjegoi në deklaratë Ëalter Silva, specialist i kafshëve të egra në SERFOR.
“Ato të gjitha janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe janë pjesë e trafikut të paligjshëm të kafshëve të egra me vlerë miliona dollarë globalisht,” tha Silva.
Peruja nuk është i vetmi komb i Amerikës së Jugut që përballet me probleme me trafikimin e kafshëve të egra.
Në dhjetor 2021, autoritetet në Kolumbi kapën të paktën 232 tarantula, 67 buburreca, 9 vezë merimangash dhe një akrep me shtatë të vegjlit e tij, të gjitha të fshehura në një valixhe në aeroportin El Dorado në Bogota.