Vendosni fjalën kyçe....

Partizani vuan me Laçin po rikthehet në krye, Elbasani e Tirana ndahen në paqe


Partizani ka mundur ngushtësisht Laçin në ndeshjen e mbrëmjes me një gol të Kekos në minutën e 57’.

Kryeqytetasit nuk e patën të lehtë ndaj miqve të cilët po bëjnë një kampionattë dobët megjithatë morën tre pikët e arta për të rimarrë kreun e renditjes. Laçi nga ana e tij ka ngecur në vendin e parafundit me 12 pikë në 14 javë.

Në ndeshjen tjetër të pasdites Elbasani i ardhur nga një kategori më poshtë barazoi në fushën e tij me Tiranën 1-1. Golin e parë e shënuan vendasit me Hilën ndërsa bardheblutë barazuan me Dembele.

Pas barazimit të sotëm Elbasani mban vendin pesë në renditje disi larg fundit, ndërsa Tirana ndodhet dy pozicione më poshtë, ngjitur me  shumë pranë zonës së ftohtë.